All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama ‘izolon’ sërish fundjavën, Vasili: Mos u bindni, kryejeni faljen e Bajramit

Rama ‘izolon’ sërish fundjavën, Vasili: Mos u bindni,
All - Paragraf - 1

Edhe kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara, ku në zonat e kuqe deri në orën 10.00 dalin lirisht pensionistët dhe më pas prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç.

All - Paragraf - 3

Po ashtu, të shtunën do të jenë të hapura vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21.00, kurse të dielën do jenë të mbyllura.

“Edhe kjo fundjavë do jetë njësoj si e shkuara, t’ja kaloni sa më qetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, edhe pse të dielën të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin dhe tradita e kërkon që faljet e mëngjesit të kryhen në xhami.

Për këtë, reagoi mbrëmë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili bën thirrje që të mos binden urdhrave të kryeministrit, pasi kur i leverdis këto rregulla bien, kur ishte fjala për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mos ju bindni,bejeni faljen e bajramit!!

Edi Rama me 1500 police sup me sup dhunoi te dielen me 17 maj te gjitha rregullat e pandemise per te prishur Teatrin.

S'mund te guxoje te ndale Faljen e Bajramit.

S'ka dy pale rregulla nje pale per popullin nje pale per Edi Ramen.

Akti Nornativ ka zero vlere, se zero e beri vete Edi Rama.

Mos ju bindni!!

Ky eshte mashtrim s'ka asnje lidhje me pandemine!!

Ky eshte gjynah qe s'ka falje!!

Besimtare myslymane bejeni faljen e bajramit !!”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se prej të dielës kur u shemb teatri kombëtar, në Tiranë janë organizuar çdo ditë protesta të thirrura nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilat kanë patur edhe mbështetjen e partive opozitare.

Të fundit