Flash News

KRYESORE

Rama: Javën e parë të prillit, biznesi i vogël merr pagën e luftës

Rama: Javën e parë të prillit, biznesi i vogël merr

Në vdeomesazhin e sotëm, kryeministri Rama ka bërë me dije de në fillim të prillit biznesi i vogël do të marrë pagën e luftës. Rama u shpreh se edhe ndihma ekonomike është dyfishuar për familjet në nevojë.

Rama u shpreh duke thënë se ata që kanë punuar në të zezë nuk do marrin pagë:

“Ne po bëjmë maksimumin e mundësive tona. Po të ishte dëshira dhe jo mundësia do kisha bërë shumë më tepër. Punon në të zezë dhe do lekë se je i papunë. Por si bëhet kjo kur nuk do të denoncosh as se në cilin biznes ke punuar. Pse nuk i pyesni ata në Itali çfarë fuqie ka fuqia e 5 ekonomike e globit sot?”

E ndërsa qartësoi se të moshuarit nuk lejohet të dalin fare nga shtëpia, ndaj edhe nuk lejohen të marrin leje në e-Albania apo përmes njoftimit, për të dalë.

“Ankoheni e shani pa pikën e vetëpërmbajtjes për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Pensionistët nuk aplikojnë dot sepse nuk do iu lejohet të dalin fare nga shtëpia. Ata që janë të vetmuar do t’i ndihmojmë ne.”

Rama i është referuar dhe situatës së shkaktuar nga tërmeti kur ai qëndroi gjatë gjithë kohës në terren:

“Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia.”

Rama tregoi se në fillim të prillit, biznesi i vogël do të marrë pagën mujore:

“Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët.

Ju thashë që në hyrje të prillit do indeksojmë pensionet do japim 20 mln euro plus për pensionistët. Si e keni hallin që rrini në shtëpi me një iPhone në dorë s’keni pensionistë dhe ankoheni për pensionistët”.

Të fundit