Flash News

KRYESORE

Rama jep çmimet “Bleta e Artë”, kush janë më të mirët e administratës

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme ishte i pranishëm në eventin e përvitshëm “Bleta e artë”, ku vlerësohen administratorët më të suksesshëm të vitit.

Për çmimin e administratorit të vitit ishin nominuar Perlat Kapisyzi, drejtor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave dhe Hantin Bonati, drejtues i sekretariatit kombëtar të ujit.

Çmimi i administratorit më të mirë iu dha drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi.

Ndërsa si administrator të vitit u nominuan Vasilika Vjero, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Rozana Vrapi, drejtoreshë e qendrës së sherbimeve arsimore dhe Belinda Ikonomi, drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Si administratorja më e mirë u vlerësua drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero, e cila gjithashtu u përgëzua nga Kryeministri për punën e bërë.

Të fundit