Flash News

KRYESORE

Rama i jep mesazhin e fundit Thaçit dhe Mustafës: Jo treg Shqipëri-Kosovë pa përfshirjen e Serbisë

Rama i jep mesazhin e fundit Thaçit dhe Mustafës: Jo treg

Shkrimi i kryeministrit Edi Rama në prestigjozen "The Wall Street Journal" përmban dhe një mesazh të qartë për Prishtinën, kundërshtarja më e madhe e idesë së tregut të përbashkët ballkanik.

Rama shkruan se do t’i jap sot, në Samitin e Triestes, mbështetjen e fuqishme krijimit të këtij tregu, pasi e konsideron si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian.

Rama ka rrëzuar idenë e një tregu të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kur thotë se një treg me 20 milionë banorë është më i mirë se një treg shqiptar me 4 milionë banorë (Shqipëria ka një popullsi prej 2.8 milionë dhe Kosova 1.8 milion) dhe kërkon bashkimin me Serbinë (7 mln banorë) dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Maqedoni, Bosnje, Mali i Zi= 6 mln banorë)

“Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë”, shkruan Rama në ‘The Wall Street Journal’

Zyrtarët e Kosovës kanë qëndruar gjatë kësaj periudhe në heshtje dhe nuk kanë komentuar deklaratat dhe presioniet e vazhdueshme që janë bërë nga Tirana. Më aktiv kundër këtij projekti kanë qenë drejtuesit e Malit të Zi.

Kosova pretendon se do të humbasë 1 miliard euro në vit nga krijimi i tregut të përbashkët, ndërsa kundërshtimi lidhet edhe me faktin se Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e këtij shteti. Në Prishtinë ekizistojnë gjithashtu frikëra për një rikthim të “Jugosllavisë”, shqetësim që është shprehur edhe nga Podgoria, por në mënyrë më të moderuar.

Të fundit