Flash News

KRYESORE

Rama jep njoftimin, shtëpia e Enver Hoxhës në ish-Bllok hapet për vizitorët

Rama jep njoftimin, shtëpia e Enver Hoxhës në ish-Bllok hapet

Duke nisur nga kjo fundjavë dhe deri në datën 20 maj, shtëpia e Enver Hoxhës e cila ndodhet në zonën e ish-Bllokut do të jetë e hapur për vizitorët.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

“Një rrugëtim i ri muzeal, me vëllimet më të rralla dhe më të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore ju pret prej kësaj fundjave e deri me 20 maj, në zemër të Tiranës, për të përjetuar nëpërmjet shqisave, një rrëfim unik të Shqipërisë së vlerave dhe qytetërimit, ne zemër të Evropës!

Përmes një Urtësie të Pashuar

Vila 31 (ish-rezidenca e diktatorit) të premte, 4 maj, prej orës 20.00-22.00 dhe prej datës 5 maj-20 maj, prej orës 10.00-22.00”, shkruan Rama.

Të fundit