Flash News

KRYESORE

Rama: Ju them unë çfarë më ka thënë Merkel

Rama: Ju them unë çfarë më ka thënë Merkel

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” se kancelaria gjermane Angela Merkel e ka vlerësuar atë për reformën në drejtësi.

“Jua them unë çfarë ka thënë ajo gjermania që është andej dhe e shef Shqipërinë me sy normal. Një nga betejat që ka bërë Merke ka qenë për Gjykatën Kushtetuese.

Kur kemi qenë në Potsdam me liderë të tjerë, kancelaria tregoi se kishte njerëz që i thoshin se ‘si mundet ne që të hapim negociatat me Shqipërinë, kur Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Unë u them se u kemi kërkuar të bëjnë vetingun. Është një sukses që vetingu ka arritur të pastrojë Gjykatën Kushtetuese. Do të thotë që sistemi i drejtësisë ka pasur probleme. Pra ka funksionuar kjo nismë. Kjo mjafton që ne të hapim negociatat, por nuk do të thotë që do t’i fusim në BE.”, citoi Rama fjalët e Merkelit .

Të fundit