All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Rama ka frikë nga e vërteta”, Tabaku: Kryeministri e di ekonominë tendera e koncesione

“Rama ka frikë nga e vërteta”, Tabaku: Kryeministri e di
All - Paragraf - 1

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ngriti akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama,  di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncensione, ndërsa u shpreh se shqiptarët po varfërohen e vuajnë për bukën e gojës. Sipas saj Rama ka frikë nga e vërteta, prandaj ai fyen gjithëkënd. “Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet.

All - Paragraf - 3

Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme.

Edi Rama nuk i kupton vujatjet e shqiptarëve pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare”, shkruan Tabaku. Ajo publikoi pamje të protestës së punonjësve të një biznesi fason në Korçë, që ankohen për mungesën e pagesave.

https://www.facebook.com/543904035697566/posts/3074352922652652/?vh=e&d=n

Të fundit