Flash News

KRYESORE

Rama kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar

Qeveria i ka kaluar sot në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.

Vendimi mban datën e sotme dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Në vendim thuhet se "ky kalim është bërë me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standade të Teatrit Kombëtar në konsultim me të gjitha grupet e interesit”.

Lufta për godinën e Teatrit Kombëtar prej shumë kohësh ka përfshirë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit e cila u krijua për të kundërshtuar vendimin për prishjen e godinës.

Më datën 26 shkurt, Bashkia e Tiranës njoftoi se projekti për ndërtimin e një godine të re të Teatrit kishte dështuar si pasojë e prishjes së marrëveshjes me palën private.

Sipas Bashkisë së Tiranës arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidheshin me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

’Europa Nostra” e renditi godinën e Teatrit Kombëtar në programin e “7 siteve më të rrezikuara” në datën 27 mars.

Të fundit