Flash News

KRYESORE

‘Rama, ke fat qe nuk rron Mone Pula’

‘Rama, ke fat qe nuk rron Mone Pula’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës sot që bënte përgjegjës median dhe analistët për nxirjen e imazhit të Shqipërisë.

Teksa kujton aktorin e humorit Mone Pula, Kadilli shprehet se Rama i kujton humorin e zi të tij, ndërsa i drejtohet kryeministrit, “Edi, ke fat që nuk jeton më Monja se i ke dhënë aq shumë lëndë sa do ai kaloje Komandantit”.

Reagimi i Kadillit:

Edi Rama, a e mban mend se c'thoshte Mone Pula?

I ndjeri Mone Pula dikur qeshte dhe thoshte "ne na merr ne qafe Marshalli. I zgjedh vet filmat horror te premteve ne kanalin e dyte te Beogradit se e di qe i shikon Komandanti". Ky turbullohej edhe me shume nga filmat dhe na e nxinte edhe me shume jeten ne popullit, por po aq dhe bashkepunetoreve te vet duke zbuluar tradhetare te rinj.

Ky humor i zi i Mones se madh mu kujtua kur degjova KM, qe ia hidhte fajin medias dhe analisteve qe nga ekrani krijojne imazhin e nje Shqiperie te tmerrshme nga ku duhet ikur me vrap, imazhin e nje Shqiperie krejt tjeter nga ajo e KM. Pra njerezit ikin se i tremb psikoza e frikes qe mbljellin analistet, jo se nuk kane pune, se nuk kane sherbime, se nuk kane asnje shprese, se ky shtet nuk krijon mundesi te barabarta.

Edi, ke fat qe nuk jeton me Monja se i ke dhene aq shume lende sa do ai kaloje Komandantit.

Të fundit