Flash News

KRYESORE

Rama këmbëngul në hapjen e listave: Përfshihen qytetarët, PS do atë që duan ata

Rama këmbëngul në hapjen e listave: Përfshihen

Kryeministri Edi Rama këmbëngul në hapjen e listave edhe pse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese.

Rama, qëndrimit të tij për lista të hapura, i ka dedikuar një spot, të ngjashëm me spotet elektorale.

“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT”, shkruan Rama teksa publikon video-spotin.

Kujtojmë se dje pas 5 orësh mbledhje në Këshillin Politik nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Asnjëra palë nuk u tërhoq nga kërkesat e veta, opozita për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit siç është dhe mazhoranca që kërkon shtesë edhe hapjen e listave.

Të fundit