Flash News

KRYESORE

Rama: Keqardhje kush e merr seriozisht Monikën, LSI-ja është këpucë që vishet sipas stinës

Rama: Keqardhje kush e merr seriozisht Monikën, LSI-ja është

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për ngjarjet e ndodhura në Kuvend gjatë zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Duke ju referuar deklaratave të bëra nga kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi, Rama u shpreh “keqardhje kush e merr seriozisht Monikën. Unë nuk e marr”.

Kryeministri komentoi edhe gjuajtjen me këpucë nga ana e Kryemadhit. “Heqja e këpucëve dhe gjuajtja me këpucë janë një gjest madhështor i bërë për t’ju treguar, të gjithë atyre që duan të shohin, se çfarë në fakt është motivimi i madh opozitar kundër reformës në drejtësi”, u shpreh Rama.

Sa i takon LSI-së, Rama u shpreh se “koha tregoi, për fat të keq, që LSI-ja nuk është e as e majtë dhe as e djathtë, është këpucë që vishet sipas stinës”. Ndërkohë që për Kryemadhin bëri një tjetër koment duke thënë se “Monika është thjeshtë e shoqja e Ilir Metës nuk ka asnjë cilësi tjetër”.

Të fundit