Flash News

KRYESORE

Rama kërcënon administratën: Kush përleshet me policinë, s’do punojë më në shtet

Rama kërcënon administratën: Kush përleshet me

Kryeministri Edi Rama ua ka bërë të qartë të gjithë punonjësve të administratës në bashkitë e djathta që u përfshinë në përleshje me policinë për KZAZ-të, se ata nuk do të punojnë më në shtet.

Nga Konispoli kreu i qeverisë tha se do të ndryshojnë edhe ligjin për t’i penalizuar edhe më shumë.

“Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, do t’i marrë PS, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna, por të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbime qorre duhet të kenë frikë, jo se do i shkarkojmë nga puna, por sepse nuk do të mund të futen dot në punë në shtet, është ligji që i pengon për 10 vite, po 20 vite do ta bëjmë, që mos punojnë më në shtet për gjithë jetën. A ja vlen të humbësh mundësin për të punuar në shtet për t’i shërbyer ëndrrës së filxhanit të Monika Kryemadhit?”, tha Rama.

Të fundit