Flash News

KRYESORE

Rama kërkoi të gjithë deputetët në mbledhje, por Tahiri mungoi ...

Rama kërkoi të gjithë deputetët në mbledhje, por Tahiri

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e parë e grupit parlamentar të PS mirëpo një nga figurat kryesore ka munguar. Siç bëhet e ditur, deputeti Sajmir Tahiri ka munguar në këtë mbledhje, për arsye se ai ndodhet jashtë vendit. E ndërsa Rama, kishte njoftuar që duhet të ishin të gjithë të pranishëm në këtë mbledhje, Tahiri nuk ka qenë pjesë e saj.

Vlen të kujtojmë që edhe kur u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ish-ministri Tahiri, ishte ndër të parët që u largua nga kjo mbledhje, pasi emri i tij nuk ishte ndër emrat e ministrave të rinj të kabineti ‘Rama2”.

Tahiri është nga figurat e rëndësishme të PS-së dhe Rama, kur u pyet nga gazetarët, pse u la jashtë kabinetit, tha se “do të forconte grupin parlamentar të PS-së”.

Të fundit