Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Vonë në mbrëmjen e së mërkurës, një status i gjatë në Facebook, që ngjante me një editorial për Gazetën e Qeverisë, kryeministri Rama hodhi në eter një propozim të ri.
Thelbi i tij konturohej qartë përreth linjave të një pakti mes shumicës dhe opozitës. Ftuesi e quante një 'Pakt Kombëtar për Europën'. Mediat, ende nën samarin e konspiracionit të paqes së 18 majit mes liderëve politikë të forcave kryesore, parapëlqyen ta emëtojnë si 'Marrëveshja Rama-Basha 2'. Ku dorën e shtrinte, sigurisht, bujari, lëshimtari, europeisti, thuajse në mëkëmbësinë e një Atleta Cristi, Edi Rama.
Dhe, kështu duket në fakt, por a është kështu?
A është duke kërkuar Rama një Pakt kombëtar, një marrëveshje të re me opozitën, apo një exit strategy e cila do ta çonte karron e tij të ngecur qeveritare te portat e një gjendjeje të re politike?
Po të vini re tekstin e z. Rama, do të rastisni në fjalën 'opozita', dhe jo Partia Demokratike apo Basha. Kësisoj ai i bën një ftesë edhe Monika Kryemadhit dhe LSI, një faktor që nuk e njihte deri më tani, duke e preferuar ecejaken e retorikës dhe të një negociate virtuale vetëm me opozitën e madhe, Partinë Demokratike.
Një Pakt kombëtar, qoftë edhe si retorikë, do të ishte teprim dhe mangësi njëherësh, pa inkuadruar edhe 'njeriun e Monikës' në Presidencë, kryetarin e shtetit z.Ilir Meta.
Formalisht, Kryeministri është në rregull me ftesën e tij.
Edhe në veshët e kancelarive europiane, kaq syleshë në ujdinë amorfe të një Pax Albanica, duhet të ketë tingëlluar shtrausiane ftesa e Ramës.
Pavarësisht Europës dhe dëshirës për të shkuar, për hatrin e saj, gayishly (në kuptimin e parë të fjalës: të qenët i gëzuar) në shtratin e një marrëveshjeje, Opozita nuk mund dhe nuk duhet të vetëofrohet nën hijen dhe lavdinë e rrejshme të kësaj dege ulliri.
Pse?
Thënë në rrafsh teorik, sepse z. Basha dhe zj. Kryemadhi drejtojnë dy formacione politike të cilat mund të prodhojnë politikë të jashtme duke patur së pari një përkufizim akut dhe kronik të së brendshmes.
Basha, i cili është kalorësi i parë i kësaj lufte, nuk mund t'i zbresë kalit tempullar të betejës kundër 'narkotrafikut shtetëror' dhe korrupsionit, dhe të hipë në Rosinantin gërmuq të një paqeje e cila ka tekst, por nuk ka substancën e një bese. Aq më pak një strategji politike.
Besa, sigurisht, është një koncept tradicional ('traditë' nga tradere-me barttë një barrë të shenjtë), dhe progresistët e Ramës (të shumtë në skërkat postmoderne të Shqipërisë), mund të mos e kuptojnë dhe ta përqeshin, por ajo është dhe mund të jetë edhe pjesë e një pakti politik.
'Prerja në besë' ka ndodhur njëherë. Trupi i sj gjendet në morgun e shumë marrëveshjeve politike të ndërprera, por përkufizimi është te vendimi i Ramës për të thënë se raporti për zgjedhjet i Task Forcës qeveritare, e pranuar në krye të herës si pjesë e marrëveshjes së 18 majit, 'është i njëanshëm dhe i papranueshëm'.
Një politikan që dyshon se mund të ketë nevojën e një Pakti Kombëtar për Europën në muajt e ftohtë të së ardhmes, nuk mund të shkelmojë një pakt të bërë në ndezullinë e muajve të ngrohtë të së shkuarës.
Nuk mund të ketë pra, një 'Marrëveshje Rama-Basha 2', kur marrëveshja e parë është shndërruar në Mosmarrëveshje, thuajse kadareane, duke u thyer publikisht.
Kjo, jo për besën, moralin dhe etikën si të tilla, por për transferimin e tyre në lëndë politike. I trysnuar dhe me grushte para hundës (në fytyrën e marrë tashmë nga zinxhiri i skandaleve), Rama nuk mund të kërkojë një 'ndeshje të re' pa mbaruar ky 'match'.
Për të përdorur fjalët e Ramës në mitingun triumfues të korrikut, "Basha e vendosi Shqipërinë para partisë', riformulimi i ftesës sipas mallëngjimit patriotik 'Shqipëria para partisë', do të bartte vlerë nëse ftuesi do të kishte preferuar vendin tonë të përbashkët para kanabizimit të tij dhe shndërrimit të kultivimit, përpunimit dhe transportimit të lëndës narkotike në industri shtetërore.
E parë në plan taktik, z. Rama është duke kërkuar një kamerdare të verdhë për të dalë nga ujrat ku e futi busulla që lexonte vetëm një drejtim.
Nëse e kërkon prej z. Basha, aq më keq për të.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38