Flash News

KRYESORE

Rama i kërkon Bashës të ulen sërish dhe flet për Vetingun që nuk e përmendte prej ditësh 

Rama i kërkon Bashës të ulen sërish dhe flet për

Përveç vendimit për t'u tërhequr nga Kavaja, Kryeministri Rama i ka bërë thirrje kundërshtarit politik që të ulen për të folur sërish, duke përmendur 7 majin si datën e fundit për mundësi regjistrimi në zgjedhjet e 18 qershorit.

Tha Rama:

Në përfundim i bëj thirrje Lulzimit: Lëre tani Kavajën, hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime afatin e zgjedhjeve por as afatin përfundor të regjistrimit që është 8 maj.

Jam gati të ulem prapë me Bashën, por këtë herë për të detajuar ofertën, jo për të përsëritur të njëjtën ofertë dhe për të dëgjuar të njëjtën ofertë nga opozita. Në 8 maj nuk do të jem në dispozicion të Bashës nëse nuk janë gati për zhbllokimin e vetingut. Vetëm pak durim u kërkoj të gjithëve, me PD apo pa PD populli do të vendosë, jo thjesht se kush do të qeveris për 4 vitet që vijnë por kush do të jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër.

Të fundit