Flash News

E-TJERA

Rama kërkon dialog. Thirrja për Bashën: Mos i lini demokratët pa kandidat

Rama kërkon dialog. Thirrja për Bashën: Mos i lini

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të rishikojë vendimin e saj dhe të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që 'të mos i lërë demokratët e Kavajës pa kandidat'. Në të njëjtën kohë, ai i ka bërë thirrje opozitës që të ulen e të dialogojnë për zgjedhjet pasi 'ato i takojnë popullit dhe jo partive'. Ai ka thënë se ka 21 vite që PD e udhëheq Kavajën në dështim, dhe ka theksuar se Rilindja ka bërë shumë punë, por ka më shumë për të bërë. Projekti i Rilindjes do ta vazhdojë, shtoi Rama gjatë komunikimit të tij javor në Facebook, i shtyrë kësaj here nga ora e zakonshme, dhe gjithashtu më i shkurtër se zakonisht.

Të fundit