Flash News

KRYESORE

Rama kërkon mandatin e tretë dhe reflektim nga të tijët: Nisim vlerësimin e gjithë familjes

Rama kërkon mandatin e tretë dhe reflektim nga të tijët:

Kryeministri Edi Rama teksa foli nga Elbasani pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, iu ka bërë thirrje shqiptarëve për t'a votuar për një mandat të tretë radhazi dhe kërkoi nga vetja dhe të tijë më shumë reflektim.

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur për fitoren e një mandati të tretë pasi sipas tij, shqiptarët sot nuk kanë një alternativë më të mirë sesa PS dhe shtoi më tej se ka dëshirën, ambicien dhe vullnetin për të bërë më shumë për ta.

"Këtu jemi mbledhur që t’iu ftoj në një reflektim të thellë, por të shpejtë, që sot dua ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme bashkarisht, secili individualisht dhe në grupe të vogla, një reflektim se si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në vijim dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen për të merituar një mandat të tretë.

Po e nis nga vetja, atë që në fakt jam mësuar ta bëj rregullisht: Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë në këtë sezon për të merituar respektin e atyre që më besuan drejtimin e Shqipërisë tre vjet më parë.

Shqiptarët e kanë të qartë që nuk e kanë një qeverisjen më të mirë por a jam unë kryeministri më i mirë dhe a jeni ju më të mirë për ata? A është kjo që kemi bërë deri miq sot më e mira që mund të bëjmë për ta? Më e mira që ata kishin apo kanë? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa mua dhe ju. Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe se ju, që na vunë në krye të vendit. Këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton.

E pyes veten shpesh: Po PS, që sot përfaqësohet nga ne, mund të bëjë në krye të vendit më shumë se kaq?Përgjigjja ime është pa asnjë dyshim “Po” dhe secili mund të bëjë më shumë akoma. Secili mund ta mendojë dhe ta thotë këtë gjë.

Kam bindjen dhe besimin se mund të bëj akoma më shumë, ndryshe nuk do të kisha bindjen për të vijuar më tej. Unë jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se kam dëshirën, ambicien, vullnetin për të bërë më shumë për ta." tha Rama.

Rama bëri me dije më tej se PS se do të nisë së shpejti dhe një proces vlersimi, ku sipas tij, janë të lejuar të marrin pjesë dhe shqiptarët e thjeshtë, jo vetëm anëtarët e partisë.

"Por familja e PS-së çfarë mëndon në fakt sot për mua dhe unë mund t’jua them shumë hapur si anëtar i kësaj familje, nuk e marr dot përsipër përgjigjen e kësaj pyetje, por do marr zërin e secilit. Dua të di mendimin e të gjithë familjes tonë dhe dua ta di sa më parë. Sistemi i koperativës politike nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë përpara me një mandat të tretë, por kam edhe bindjen tjetër se nuk ka më mirë se sa për përbërjen e listës politike nesër të pyesim gjithë familjen tonë politike sot

Unë besoj që duhet shumë shpejt  duhet të biem dakord për metodikën e vlerësimit nga e gjithë familja. Kemi një platformë dixhitale të anëtarësisë, kemi të dhëna pa fiktivitet, po flas për vlerësim on linë, për 3 cikle vlerësimesh mesh shtatorit dhe janarit. Ne nuk i kemi marrë dy mandate thjesht me votat e anëtarësisë , por me dhjetëdishin e saj. Secili mund të marrë pjesë duke i ruajtur konfidencialitetin.Gjatë kësaj kohe ne do punojmë dhe vlerësimi do jetë dinamik. Ne nuk jemi parti e mbyllur, ne nuk i kemi marrë 2 mandate thjesht me votat e anëtarësisë sonë por me 10 fishin e saj, besoj që kush na zgjedh në fund ka të drejtë të na pyesë se kush dëshiron të jetë pjesë e listës sonë. Mund të japin të gjithë mendimin e tyre përmes platformës dixhitale, që të zgjedhim skuadrën që do na cojë drejt fitores së mandatit të tretë, skuadër e cila numerikisht bazuar tek listat e hapura do jetë më e gjerë. " tha kryeministri.

 

 

Të fundit