Flash News

KRYESORE

Rama kërkon ndjesë të thellë publike: S'do ndodhë më, do ketë shpërblime!

Rama kërkon ndjesë të thellë publike: S'do ndodhë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën plenare kërkoi ndjesë për mungesën e çeqeve ndaj fëmijëve të porsalindur. Ai premtoi që paratë do të shpërndahen shumë shpejti dhe do të ketë favorizime për të vegjëlit. Po ashtu kryeministri u shpreh se familjet që janë me më shumë se 3 fëmijë do të kenë bonuse.

Rama gjatë fjalës së tij vuri theksin e rëndësë që kanë fëmijët në të ardhmen e vendit, dhe se çdo iniciativë që merret, bëhet duke patur në qendër të vëmendjes dhe ato.

Ai kujtoi dhe ditën kur Lulzim Basha mori në protestë dhe vajzën e tij, por nuk deshi të komentonte më shumë.

“Jo armiq, asnjëherë, por as kundërshtarë. Ju jeni konkurrentë dhe ne nuk kemi ardhur këtu për të luftuar me ju, por me idetë dhe politikat tuaja. Shpresoj të jetë kështu edhe për ju. Në Shqipëri nuk fiton kush i fryn më shumë zjarrit të konfliktit, kush i qan më shumë ditën hallet e miletit, pasi ka numëruar natën se sa ka përfituar për vete. Basha doli në protestë me vajzën e tij të vogël. Nuk e sjell këtu atë episod për ta komentuar. Qofshim në qetësi apo në konflikt, gjithçka që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. Në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë”, u shreh Rama.

Të fundit