Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rama kërkon Tahirin, por s’e gjen: Nuk e di, nuk e pashë sot por me siguri do jetë diku...
Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar platfotmën e bashkëqeverisjes me qytetarët, ka përmendur dhe Saimir Tahirin, me detyrë koordinator Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit.
Mirëpo, siç duket Tahiri mungonte në sallën me qindra njerëz, ku të pranishëm ishin dhe politikanët socialistë.
“Ne kemi përcaktuar një kordinator kombëtar që është Saimir Tahiri, nuk e di, nuk e pashë sot por me siguri do jetë diku....I cili faktikisht do vëri në dispozicion një eksperiencë jo të vogël organizative dhe do bëj pikërisht këtë gjë, bashkë me mbështetjen e të gjithëve ne pasi do angazhohemi ne si qeveri dhe deputetët për të krijuar rrjetin e anëtarëve dhe anëtareve. Si fillim do bëhet me fjalë por pastaj me vepra. Prandaj përfshihuni dhe ju”, u shpreh Rama, teksa shtoi se nuk do të lërë gurë pa luajtur që anëtarët dhe anëtaret e koalicionit të jenë të paprekshëm nga parazitarët.
Kujtojmë që Tahiri u la jashtë kabinetit qeveritar nga Rama. Mos vallë kemi të bëjmë me ndonjë ‘hatërmbetje” të Tahirit dhe për këtë arsye ai mungoi sot gjatë prezantimit të platformës nga Rama?