Flash News

KRYESORE

Rama kërkon të shkojë në studion e ‘Opinion’, studentët refuzojnë: Jo, jo, kurrsesi

Rama kërkon të shkojë në studion e ‘Opinion’,

Kryeministri Edi Rama është përpjekur të shfrytëzojë praninë e studentëve në emisionin ‘Opinion’ për të hyrë në negociata me ta. Po kjo kërkesë e Ramës është refuzuar menjëherë dhe njëzëri nga studentët.

“Jo, jo, jo, kurrsesi. Ky emision nuk duhet kurrsesi të përdoret për negociata”, u shprehën studentët.

Rama ka kërkuar që të shkojë në studio të flasë me studentët, por këta të fundit theksojnë se nuk ka negociata, por kryeministri të zbatojë kërkesat. "Po pse nuk doni që kryeministri të vijë në studio?",- pyeti Fevziu, ndërkohë që studentët u shprehën të vendosur në refuzimin e tyre.

Të fundit