Flash News

KRYESORE

Rama: Koha e shitjes së apartamenteve për të pasurit e qytetit që bëhen bashkëfshatarë buzë detit duhet të mbyllet

Rama: Koha e shitjes së apartamenteve për të pasurit e qytetit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të jepen më leje ndërtimi për fshatra turistik përgjatë bregdetit.

Kreu i qeverisë u shpreh se koha e shitjes së apartamenteve për të pasurit e qytetit që bëhen bashkëfshatar buzë detit duhet të mbyllet.

“Ne nuk mund të vazhdojmë më të ndërtojmë turizëm, Shqipëri për shqiptarët, në kuptimin e vazhdimit të ndërtimit të të ashtuquajturve fshatra turistik, që konceptohen si fshatra personal për t’u shitur tek bashkëfshatar shqiptarë të rrethuar me mure pa asnjë lidhje me çfarë ka majtas e djathtas, përballë detit, dhe pa asnjë lloj respekti për çfarë ka mbrapa duke u pasuar njëri pas tjetrit, ose e thënë ndryshe ne nuk mund të vazhdojmë me golemizimin e bregdetit tonë.

Patjetër do ti japim një alternativë zhvilluesve, investitorëve por koha e shitjes së apartamenteve për të pasurit e qytetit që bëhen bashkëfshatar buzë detit duhet të mbyllet”, theksoi Rama gjatë fjalës së mbajtur në një takim sa i takon turizmit.

Të fundit