Flash News

KRYESORE

Rama kopjon skenarin Nano, qeveri me zëvendësministra

Rama kopjon skenarin Nano, qeveri me zëvendësministra

Presidenti Ilir Meta njoftoi dje mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Në këtë mënyrë, kreu i shtetit krijoi një precedent të munguar në këto vite.

Por pavarësisht vendimit të Metës, në media u raportuar se kryeministri Edi Rama nuk do të propozojë një emër të ri për ministër të Brendshëm. Kreu i qeverisë pritet ta emërojë Sandër Lleshin në detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm, por duke i dhënë atributet e një ministri.

Në këtë mënyrë, ministria më e rëndësishme pritet të drejtohet nga një zëvendësministër dhe jo nga një titullar i dekretuar nga Presidenti dhe votuar nga Kuvendi.

Duket se Rama është duke kopjuar një skenar të realizuar më herët nga Fatos Nano. Për shkak të përplasjeve të brendshme dhe mes institucioneve, në qeverinë ku ishte kryeministër Nano kishte disa ministri të cilat drejtoheshin nga zëvendësministra në mungesë të zgjedhjes së titullarit.

I njëjti skenar duket se do të përsëritet sërish, këtë herë në vitin 2018 dhe sërish me protagonist socialistët.

Të fundit