Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mbrëmjen e së shtunës Partia Demokratike bëri publike emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të zgjedhur përmes votimit. Në procesverbalin që PD shpërndau për media thuhej se përpara nisjes së votimit tërhoqën mandatin për të votuar 4771 anëtarë, ndërsa pjesëmarrës në votim kanë qenë 4919 anëtarë.
E para reagoi për këtë përplasje shifrash ishte ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila thoshte se Bashës po i dalin më tepër vota se votues. Të njëjtin postim ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, madje i çuditur duke e quajtur “si ka mundësi”.
Por nëse do të kishte qenë pak më i informuar me siguri Rama do e kishte gjetur edhe mundësinë se si ka ndodhur.
Krahas njoftimit për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, Partia Demokratike sqaroi dje edhe mos rakordimin e shifrave. “Në procesverbal thuhet qartë se 4741 është numri i personave që janë verifikuar me mandat para nisjes së punimeve. 178 të tjerët janë pajisur me mandat pas nisjes së punimeve”, sqaronte dje zyra e shtypit e selisë blu.
Tani, pas këtij sqarimi nuk dihet kush e ka bërë gafën.