Flash News

KRYESORE

Rama kthehet nga SHBA, flet për rrogën e tij dhe të mësuesve

Rama kthehet nga SHBA, flet për rrogën e tij dhe të mësuesve

Kryeministri Edi Rama, pas kthimit nga SHBA, ishte pjesës e pritjes së zhvilluar me mësues nga i gjithë vendi me rastin e festave të fundit të vitit.

Në fjalën e mbajtur, Rama u premtoi se do të ketë rritje rroge për mësuesit dhe për këtë bëri një krahasim edhe me rrogën e tij.

“Paga ime është padrejtësisht shumë më e lartë se e juaja, e këtë diferencë sëbashku ne do ta ngushtojmë. Nuk mund t’ju premtoj se në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do jetë shumë afër times, por mund t’ju premtoj këtë gjë, që e imja nuk do rritet, ndërsa e juaj do të rritet vit për vit”, u shpreh Rama.

Kryeministri njoftoi edhe hapjen e një shkolle të re, për drejtorët e shkollave e cila, siaps tij, do të mundsojë rritjen e kapaciteteve në drejtimin dhe administrimin e shkollave

“Ndërtimin dhe fillimin e punës së shkollës së drejtorëve, një institucion i ri për të mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtimin dhe administrimin e shkollave. Ju të gjithë jeni dëshmitarë se sa e rëndësishme është që shkolla të ketë drejtues dhe sa rëndësi ka kjo”, theksoi Rama.

 

 

 

Të fundit