Flash News

KRYESORE

Rama kundër Thaçit dhe Haradinajt për Gjykatën Speciale: Merrni në konsideratë qëndrimet e SHBA dhe BE

Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër përpjekjeve të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi për të shfuqizuar Gjykatën Speciale të ngritur për të hetuar krimet e kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Gjatë emisionit ‘5 pyetje nga Babaramo’, Rama theksoi se për këtë çhësjte duhet të merren në konsideratë qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së.

“Unë e shoh të domosdoshme se kur ka një qasje të caktuar lidhur me çështje të kësaj rëndësie, të merren në konsideratë qëndrimet e atyre që e lindën këtë foshnje të lirisë dhe pavarësisë së asaj pjese të trojeve shqiptare”, tha Rama.

SHBA dhe BE janë shprehur disa herë kundër përpjekjeve për të shfuqizuar ‘Specialen’, ndërsa kanë paralajmëruar Prishtinën për pasoja të rënda.

Rama merr në mbrojtje Gruevksin: Nuk e çoi Maqedoninë drejt Rusisë. Emri i ri? Të mos përjashtojë shqiptarët

Rama u pyet edhe për deklaratën e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, se janë disa biznese që po pengojnë hapjen e kufirit midis dy vendeve. Kryeministri shqiptar theksoi se ishte dakort me këtë deklaratë, por pyetjet për këtë çështje nuk duhet t’i drejtoheshin atij, duke e kaluar topin në Prishtinë.

“Pandi nuk do të qëndronte në një Qeveri që punon kundër hapjes së kufinjve. Kjo pyetje nuk duhet të më drejtohet mua. E ka thënë në gjuhën e duhur dhe kush ka vesh ta dëgjojë për kë e ka thënë. Asaj që ka thënë Pandi unë nuk i heq asnjë presje, por nuk i bëj asnjë koment. Duhen dy për të kërcyer tango. (Faji është në Prishtinë?) Jo, nuk e thashë”, u shpreh Rama.

Të fundit