Flash News

KRYESORE

Rama: Kundërshtarët tanë janë humbës kronikë dhe një fatkeqësi edhe për ne

Rama: Kundërshtarët tanë janë humbës kronikë dhe

Kreu i qeverisë, teksa ka folur për mediat pas përfundimit të Grupit Parlamentar të PS-së, e ka quajtur opozitën si një humbës kronik, duke e cilësuar si një fatkeqësi dhe për PS-në.

Rama iu drejtua të tijëve se duhet të shohin më shumë nga brenda dhe jo nga jashtë, tek ata që humbin durimin brenda PS-së.

“S’do them asnjë fjalë për kundërshtarët, ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Ata janë një fatkeqësi jo thjesht për veten por edhe për ne, pasi nuk na stimulojnë të përmirësohemi, nuk stimulojnë opinionin publik të mprehë këndvështrimin për ne.

Ne duhet të shohim sa më shumë tek kundërshtarët e padukshëm, tek disa që humbin durimin brenda familjes sonë të madhe, brenda territorit që mbulon gjithë PS për t’i arritur, prekur, kuptuar siç duhet këto ndjesi. Duhet të shohim jo jashtë por brenda, jo rrotull njëri tjetrit por brenda. Kam marrë fjalën e një udhëheqësi të madh kur thotë: Ne këtu paria e PS duhet të pyesim veten se çfarë unë duhet të bëj brenda PS, jo çfarë PS do bëjë për mua. S’ka kohë të rrotullojmë arra nëpër gojë. Çfarë mund të kërkoni më ju nga PS që të jeni gati t’i bëni hyzmet çdokujt që ju ka bërë nder, të jeni përfaqësues në tempullin e demokracisë?”,- vijoi ai.

Rama u shpreh i bindur se shqiptarët nuk kanë sot një alternativë më të mirë sesa ai dhe deputetët e PS-së për të vendosur në krye të vendit.

Të fundit