Flash News

KRYESORE

Rama kusht studentëve: Nëse s’doni dialog, rrini aty

Rama kusht studentëve: Nëse s’doni dialog, rrini aty

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos plotësojë kërkesat e parashtruara nga studentët. Në një dalje në platformat sociale, Rama përsëriti sërish ftesën për dialog.

Kreu i qeverisë tha se nëse studentët nuk duan dialog mund të vijojë të protestojnë.

“Nuk doni të dialogoni, është e drejtat juaj, rrini atje dhe mos ndaloni të protestoni. Por mos mendoni se kërkesat që ka secili në kokë dhe ti nxjerrim kërkesat nga kokat tuaja.

Kam dëgjuar dhe disa profesorë që nuk duan dialogë, këta që janë pjesë e problemit thonë që unë jam për të qeverisur, për të plotësuar kërkesat. Unë nuk hy tek ata kryeministra që të mendojë se jam më i zgjuar nga të gjithë, Por mendojë se  mund ta bëj këtë punë shumë i  mirë”, u shpreh Rama.

Të fundit