Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Para zgjedhjeve të fundit parlamentare, u krijua një “legjendë“ se kryeministri Rama kishte nisur një sërë reformash dhe prandaj meritonte edhe një mandat të dytë për t’i shpënë deri në fund. Më shumë se në zyrën e Endri Fugës, e njohur për spërdredhjet e së vërtetës, kjo legjendë ishte thurur në zyra të tjera, të cilat për shkak të interesave apo bindjeve, dëshironin edhe një mandat të dytë të Edit.
Raporti i Ramës me reformat është pak më i vjetër se kaq. Në fillimet e qeverisjes së tij, Ben Blushi e kritikonte hapur, që Rama nuk dinte të bënte reforma, por si të tilla quante masat shtrënguese apo ndryshimin e sipërfaqshëm të institucioneve.
Dhe fakti është, që nga gjithë reformat e trumbetuara prej tij dhe mbështetësve të tij në funksionimin e ekonomisë, shtetit dhe shoqërisë shqiptare, asnjëra nuk ka dhënë rezultat.
Reforma e Territorit
Edhe pse është më tepër një riorganizim i bashkive dhe komunave për të siguruar më shumë vota për partinë, që ishte në pushtet, e ashtuquajtura Reformë e Territorit, e kritikuar që në fillim nga opozita, nuk i ka sjellë asnjë dobi të vërtetë Shqipërisë. Pushteti, në vend të decentralizohet për të funksionuar më mirë dhe në interes të banorëve, përqëndrohet akoma më shumë në qendrat e mëdha, të lidhura ngushtë me Tiranën. Zonat e thella kanë mbetur akoma më të izoluara dhe me më pak mundësi për të zgjidhur hallet që kanë. Ndaj edhe Rigertës i duhet të lutet për rrugën e fshatit, sepse vetë fshati nuk ka as mundësi të sigurojë fonde dhe as fuqi të ushtrojë trysni mbi pushtetin qëndror.
Se sa e dështuar është kjo reformë duket edhe nga lëvizja e re e Ramës “për të bashkëqeverisur me qytetarët”, që është jo vetëm propagandaë populiste, por edhe dëshmi e dështimit të ndërtimit të shtetit.
Reforma e Ndërtimit
“Entuziastët” e Ramës e cilësuan ndalimin e lejeve të ndërtimit për dy vjet si “reforma në ndërtim”. Ndalimi ishte jo për t’i shërbyer vendit dhe as sektorit të ndërtimit, por për të mos lejuar rënien e çmimit të apartamenteve të pashitura të ndërtuesve dhe të vetë politikanëve ndërtues. “Ndalimi” u bë edhe me miratimin e plotë, por të heshtur, të opozitës. Dëmet e tij në ekonominë e vendit nuk i ka përllogaritur kush, ose më mirë askush nuk i nxjerr në dritë.
Reforma e Arsimit
Më e përfolura dhe më e diskutueshmja, reforma në Arsim dhe sidomos në atë të lartë, ka shumë dritëhije. Grupet e interesit janë përplasur për këtë reformë të domosdoshme , por që sipas vëzhguesve të paanshëm, jo vetëm nuk shkon në rrënjët e arsimit, por kryesisht favorizon universitetet private për të fituar edhe nga studentët, edhe nga taksapaguesit.
Reforma në Polici
Edhe pse nga autorësia e kësaj të fundit, Kryeministri u distancua pas çështjes “Tahiri”, duke ia lënë meritat dhe dështimet këtij të fundit, ajo rezultoi si një ndryshim i sipërfaqshëm i Policisë, pasi la të paprekur korrupsionin e madh në radhët e oficerëve madhorë të institucionit si dhe implikimin e tyre me krimin.
Reforma në Drejtësi
E vetmja Reformë e vërtetë, në të cilën merita e vetme e Ramës është se nuk e pengoi, si u përpoqën të tjerë politikanë. E megjithatë e mbetur në mes të udhës edhe pas përpjekjeve titanike të ambasadorit Lu. Siç kanë vërejtur kritikë të Ramës, “përkushtimi” i tij për Reformën ishte rrjedhojë e dëshirës për të hequr nga duart e Berishës dhe Metës, segmentet kryesore të sistemit juridik. Idetë e tij luhateshin nga një kontroll më i madh i ekzekutivit mbi to, e deri në krijimin e “organeve hetimore të ngjashme me ato të kohëve të Baba Takut”. Dhe nuk ka se si të ishte ndryshe. Nuk ka politikan shqiptar që të dëshirojë pavarësinë e pushtetit juridik edhe pse me fjalë mund të shprehet ndryshe.
Për më tepër, një politikan i tipit të Ramës, që dallohet për mikro-manaxhim. Eshtë kjo arsyeja, që Reforma do vonohet. Nga një anë Kryeministri dëshiron që kundërshtarët të kenë më pak ndikim, por edhe një Prokurori dhe Gjykatë krejtësisht jashtë kontrollit e rrezikon edhe të ardhmen e atij vetë.
Për të gjitha sa më sipër dhe për të ruajtur imazhin e “kampionit” të Reformave, Edi Rama ka nisur zhurmën rreth Reformës në Administratë, asaj në Diplomaci dhe më të bujshmes, asaj të Bashkëqeverisjes me popullin.
Ashtu si të parat edhe këto “flluska” do pëlcasin shpejt pa arritur ndonjë rezultat, sepse në konceptin bazë të Ramës për shtetin është “UNI” dhe jo institucionet. Në një monarki absolute ai edhe mund të arrinte suksese duke ndërtuar ‘objekte gjigande” pasi të kishte rënduar së tepërmi popullin në taksa.
Për fat të mirë ai ka lindur në një shekull të gabuar dhe në një kontinent të gabuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38