Flash News

KRYESORE

Rama la sallën, Basha: Po na teston Zoti!

Rama la sallën, Basha: Po na teston Zoti!

Kryeministri Edi Rama pas fjalës së tij sot në kuvend, la sallën. Menjëherë pas tij fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ndër të tjera u shpreh se sot Zoti po na teston, derisa qytetarët të ngrihen e të marrin fatin në duart e tyre.

“Zoti na e ka dhënë përgjigjet, nuk na e ka kufizuar budallallëkun që të durojmë këtë e të kuptojmë se çfarë ndodh në kurrizin tonë kur pranon të zgjedh votat një mashtrues, hajdut dhe njeri i lidhur me krimin sesa si ky që sapo la sallën. Po na teston Zoti dhe do të vazhdojë të na testojë derisa të ngrihemi në nivelin e sfidës e të marrim fatin në duar tona. Deri në atë moment ky do të vazhdojë të na  fyejë nëpër telefona. Do të na shesë sapunin për djath, me hapje e mos hapje negociatash”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Më tej, Basha u shpreh se tashmë Këshilli e ka marrë vendimin për Shqipërinë. “Në muajt pararendës Edi Rama brodhi cep më cep se në Shqipëri nuk ka drogë dhe drejtësi të kapur politikisht, se këtu shteti i së drejtës funksionon normalisht.

Opozita e vuri re dhe shkuam shtet më shtet veçanërisht tek ata shtete që e dinë se që kur ka ardhur Rama në krye janë rritur tre gjëra, emirgantët e paligjshëm, krimi dhe droga. Këto janë arritjet më të mëdha të Edi Ramës”, tha më tej Basha.

Të fundit