Flash News

KRYESORE

Rama largohet nga Shqipëria, takime në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rama largohet nga Shqipëria, takime në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama është larguar nga Shqipëria për të zhvilluar disa takime zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një kohë kur qeverisja e tij është goditur fuqishëm nga skandali Tahiri, Rama ndodhet në EBA ku është takuar me homologun Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për mundësinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht në turizëm, industri dhe sektorin e infrastrukturës.

Rama ka shprehur dëshirën e qeverisë së tij për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit mes vendeve, veçanërisht në infrastrukturë, aeroporte dhe porte.

Pjesë e takimit ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të fundit