Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Rama largohet vetëm me dhunë”/ Artan Hoxha kritikon Lubonjën: Meqë s'ke frikë, grise pasaportën italiane
Gazetari Artan Hoxha ka replikuar në distancë me analistin Fatos Lubonja, i cili ka deklaruar shpesh se Edi Rama largohet nga pushteti vetëm me dhunë. Hoxha në emisionin ‘Repolitix’, i kërkoi Lubonjës të djegë pasaportën italiane dhe të kthehet për të jetuar në Shqipëri, meqe ka kërkuar të digjet Shqipëria.
“Për ata që flasin nëpër studio, janë ca që vijnë nga Firenze në Shkozë dhe thonë ta djegim vendin. Ta djegim po hajde rri këtu, mos rri në Firenze, grise atë pasaportën dhe rri këtu. Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore non-stop. Aty jetojnë edhe ata analistët që flasin për dhunë, kolegët tanë, kolegë i thënçin se janë oligarkët e medias”,-tha Hoxha..
Ai shtoi se situata e sotme nuk ka lidhje me '97-ën pasi atëherë qytetarëve iu prek xhepi ndësa sot janë thirrje politike, megjithatë nëse rikthehet sërish e njëjta situatë të para që do sulmohen janë rezidencat shtetërore.
"Situata e sotme nuk ka lidhje me '97-ën. Atëherë shqiptarët nuk dolën për partitë politike, dolën se iu prek xhepi. Ishin njerëz që kishin punuar dhe humbën ato 5 lekë që kishin. Tani po luhet shah. LSI dhe PD lëvizën sot një gur. Në ’97 shqiptarët u prekën nga xhepi dhe nuk iu doli njëri garant. Jemi në një lojë shahu por nuk është tavolinë e thjeshtë është terriori i republikës së Shqipërisë. Gjithë ndërkombëtarët kanë bërë me dije se nuk do të ndërhyjnë këtë herë. Jemi në pikën që nuk ka më rregulla loje.
Jemi në momentin kur tifozët janë në fushë. Kërcënimet që secila palë i bëjnë që ta trembin tjetrin. Njerëzit e dinë tani se kujt duhet t’i bien. Politikanët janë më të pasur se oligarkët vetë.
Qytetarët janë jashtë vorbullës por kur të hyjë turma, loja nuk dihet se nga shkon. Shqiptarët nuk e kanë harruar ’97. Kur plas lufta e dinë se kush digjet. Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore non-stop. Po shkoi situata aty, ai polici është i pari që i shkon asaj residence mes për mes”