Flash News

KRYESORE

Rama ‘lë në baltë’ sërish Alvinin në kampet e ISIS, delegon Spiropalin në interpelancë

Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë edhe të ministrit të Jashtëm duket se ka 'braktisur' sërish Alvin Berishën, 11 vjeçarin i cili ndodhet në kampet famëkeqe të ISIS në Al-Hol.

Ndërsa sot ishte parashikuar që në seancën parlamentare të ishte në interpelancë me 8 deputetë të opozitës parlamentare lidhur me këtë çështje të ndjeshme, Rama nuk është paraqitur në Kuvend dhe në vend të tij ka deleguar ministren e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropalin.

Ky fakt ka revoltuar deputetin nismëtar të interpelancës Andi Përmetin, duke e cilësuar si shkelje të rregullores, pasi sipas tij është njoftuar sot në mëngjes për këtë ndryshim.

Të fundit