Flash News

KRYESORE

Rama lë një amanet për banorët e Roskovecit

Rama lë një amanet për banorët e Roskovecit

Në fund të fjalimit te tij në Roskovec, kryeministri Edi Rama tha se ka një amanet për banorët e këtij qyteti. Kreu i qeverisë u bëri thirrje socialistëve të ndalojnë mbështetësit e opozitës qe te mos cënojnë procesin zgjedhor te 30 qershorit, pasi do të përballen me ligjin dhe "të mos mërziten, pasi kandidatët e PS janë më të mirët".

Në fund, ai nuk la pa bërë edhe pak demagogji, kur deklaroi se me 1 korrik në Partinë Demokratike do të kërkohet 'koka' e Lulzim Bashës. “Në fund të fjalimit, unë kam një amanet: Mbani afër komshijtë demokratë; mbani afër miqtë demokratë, kolegët apo fermerët në ara që janë me PD.

E para: sigurohuni që ata te mos i bien me kokë ‘muri’ të ligjit. E dyta: asgje e keqe nuk ka për të ndodhur; do të fitojnë më të mirët, pra kandidatët e Partisë Socialiste. Deri me 30 qershor do të zgjohen me ëndrrën ‘Rama ik’, me 1 korrik do fillojë ‘Luli ik’. Do e fillojnë ata dhe më pas opozita do të rilindë”, deklaroi Edi Rama.

Të fundit