Flash News

KRYESORE

Rama lejoi ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, çfarë do të bëjë Shpëtim Idrizi?

Rama lejoi ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri,

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Socialiste. Votat e saj në parlament kanë qenë gjithmonë në mbështetje të socialistëve.

Por mbetet për t’iu parë sesi do të ndikojë vendimi i marrë nga qeveria për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri në raportin mes dy partive.

Në mars të vitit të kaluar, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi nga foltorja e Kuvendit, aso kohe ishte deputet, se nuk do të lejojë ndërtimin e varrezave greke nëse nuk lejohen të ndërtohen varrezat çame në Gumenicë.

“Nëse nuk merren masa për ndërtimin e varrezave për çamët e masakruar nga Napolon Zerva në Gumenicë, ne nuk do të lejojmë ngritjen e varreve greke në Shqipëri”, u shpreh Idrizi në mars të 2016-ës.

Varrezat greke në Shqipëri do të ndërtohen, ndërkohë që për ato çame në Gumenicë, siç kërkoi Idrizi, ende nuk ka asnjë informacion.

Çfarë do të bëj tashmë PDIU dhe kryetari Shpëtim Idrizi?

Të fundit