Flash News

KRYESORE

Rama lëshon Ndokën dhe Çukon: Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët

Rama lëshon Ndokën dhe Çukon: Ne do ta bëjmë

Kryeministri Rama e ka cilësuar arritje arrestimin e dy ish-deputetëve socialist, Arben Ndokën dhe Arben Çukon, duke dhënë sinjale se ata nuk do kenë më mbrojtje nga mazhoranca.

Në deklaratën e tij në ‘Twitter’, kryeministri nuk ka harruar t’i politizojë këto ngjarje duke hedhur edhe akuza mbi opozitën, për të cilën thotë se lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”.

Gjithsesi, kryeministri nuk ka bërë ndonjë koment për mos-kapjen e Lul Berishës dhe dështimet e njëpasnjëshme të ndalimit të Klement Balilit.

Të fundit