Flash News

KRYESORE

Rama lexon letrën që i ka dërguar Meta: Nuk krijova bindjen për të dekretuar Sandër Lleshin

Rama lexon letrën që i ka dërguar Meta: Nuk krijova bindjen

Kryeministri Edi Rama ka lexuar në Kuvend letër që Presidenti i Ilir Meta i ka dërguar atij sa i takon arsyeve të mos dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Duke lexuar letrën, Rama tha se arsyeja e vetme është se Presidenti nuk krijoi bindjen.

“Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës tuaj, 494, datë 27/10 2018, lënda: propozim ministri

Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin tij z. Sandër Lleshi në detyrën e ministrit të Brendshem.

Në këto kushtet Presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht kërkesës për emërimin e z. Sandër Lleshi”, u shpreh Rama duke cituar letrën e Metës.

Më tej, Rama tha se Presidenti nuk ka kompetencë ta refuzojë por ka detyrën ta miratojë.

Të fundit