Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama i lexon shqiptarëve në darkë atë që i’u tha në mëngjes socialistëve
‘Komunikimi i Javës’ në rrjetet sociale i kryeministrit, Edi Rama nuk ka qenë gjë tjetër veçse përsëritje e fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste që u mbajt vetëm disa orë më parë.
Rama ka përsëritur edhe një herë pasdite përpara gjithë shqiptarëve atë ç’ka tha përpara socialistëve mëngjesin e sotëm. Kryeministri përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë qeveri teknike dhe se demokracia nuk ndalon askënd të mos hyjë në zgjedhe, ashtu siç nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje. Po ashtu Rama tha edhe një herë se Partia Socialiste ka qenë në luftë prej 1996-ës për të mbrojtur votën e lirë.
“PD kërkon të rrëzojë pa zgjedhje një qeveri, kërkesa është marrëzi për të bllokuar vettingun.
Nga 1996-ta PS ka qenë në luftë për të mbrojtur votën e lirë.
Ne nuk kemi marrë asnjë masë shtrënguese ndaj opozitës. Nuk do të ketë qeveri teknike, demokracia nuk ndalon askënd të mos hyjë në zgjedhe, ashtu siç nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje. Ne nuk kemi marrë përsipër të shpëtojmë PD. Meraku jonë është reforma në drejtësi. Keqardhje për ata që e votojnë PD, por kurrsesi për ata që e drejtojnë. Nuk kemi ndaluar dhe nuk ndalojmë PD apo parti të tjera të vrasin veten, duke mos iu dorëzuar vettingut dhe as vetë popullit sovran në ditën e gjykimit të tij. Askush të mos ketë merak se mund të jetë Shqipëria pa opozitë nëse nuk vjen Saliu me çetën e tij në Parlament” tha Rama.