Flash News

KRYESORE

Rama liron nga detyra 6 prefektë

Rama liron nga detyra 6 prefektë

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është vendosur lirimi nga detyra i 6 prefektëve në vend.

Kjo lëvizje vjen pasi ata janë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.

Emrat e prefektëve që largohen për të qenë kandidatë për deputetë:

Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit- I 3-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.

Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës- I 7-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korcës

Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit – I 4-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit

Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës-I 3-ti në listën e kandidatëve për qarkun e Dibrës

Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit- I pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit

Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës- I 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.

Të fundit