Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Llogaritë e pisave do të lahen të gjitha

Rama: Llogaritë e pisave do të lahen të gjitha

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur sërish te prokurori në Durrës, që sipas tij është bashkëpunëtor me krimin tha se të gjithë ata që janë pjesë e llumit do t’i lajnë të gjitha.

“Prokurori i Durrësit është rast i freskët sot. Është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Një prokurori që kërkon dhe e arreston tjetrin pa asnjë fakt, është kriminel. Procesi i reformës dhe shtet bërjes është diçka që se thotë Rama. Janë këta pisat e tjerë që thonë që; të ikur, të ikur jemi. Jemi si në Brexit. Po dalim. Nuk kanë për të shpëtuar. Jo se do t’i qepem nga pas. Por llogaritë do të lahen këtu. Ata që po na shohin; Llogaritë e këtyre pisave do të lahen këtu të gjitha. Brenda këtyre 10 viteve”, tha Rama në emisionin “Real Story”.

Kryeministri Edi Rama e ripërsërit se ai është gati që të shkojë në selinë PD-së e të negociojë me opozitën, por nuk pranon kushte.

Në çdo moment jam gati për paqe e dialog. Kam çuar letra dhe kam parë pas, sharje. Kjo është jeta, çfarë të bëj tani të marr një shishe raki të shkoj tek Dashi t’i fusim dy teke dhe t’i shkojmë Bashës. Jam gati të ulem më këdo prej tyre.

Unë jam gati në çdo moment, tek PD shkoj, vetëm fare pa Endri Fugën. Ata kanë të drejtën e tyre të kërkojnë gjithçka. Kushte mua nuk më vë dot njeri, Nuk mi vë dot askush. Kam mandatin për të udhëhequr.”, tha kreu i qeverisë.

Të fundit