KRYESORE

"Rama mashtroi shqiptarët", PD: Kërkon listë të mbyllur 100 %, por ndryshim të rregullave për koalicionet

"Rama mashtroi shqiptarët", PD: Kërkon listë të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me draftin e propozuar nga PS me 7 amendamente për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura. Sipas tij, propozimi zyrtar i PS-së është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve.

Reagimi i plotë:

Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun e votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10223785074524525&set=a.10200252705390004&type=3&theater

Ditari politik

Të fundit