Flash News

KRYESORE

Rama mashtron hapur median e huaj: Nuk i quaj gazetarët kazanë...

Rama mashtron hapur median e huaj: Nuk i quaj gazetarët kazanë...

Kryeministri Edi Rama është shumë i ashpër dhe i dhunshëm me gazetarët shqiptarë, por me gazetarët e huaj tregon komplekse dhe shpesh herë përgënjeshtron veten. Rasti i fundit është intervista e dhënë për ‘Politico.eu’, ku ai ka mohuar se i quan gazetarët “kazanë” apo “armiq publik”.

I vendosur në siklet nga gazetari që i ka cituar edhe raportin e ‘Reporter pa kufi”, Rama ka bërë qëllimisht një deklaratë qesharake kur e përkthehu “kosh” fjalën “kazan”, që në anglisht nuk jep atë kuptim të rëndë.

“Rama mohoi se i ka quajtur gazetarët “kazanë plehrash” dhe “armiq publik” – midis fyerjeve të tjera – gjatë një konference në tetorin e kaluar. Ai ka thënë se ka qenë kritik ndaj punës së disa mediave. “Ajo që përdor në përgjithësi... ne kemi një fjalë turke që në pikëpamjen time është shumë e përshtatshme... është versioni shqiptar i “fake news” (lajme të rreme), që do të thotë “kosh”, tha ai. Gazetarët shqiptarë thonë se komentet denigruese të Ramës drejtoheshin direkt ndaj gazetarëve dhe mund të minojnë besimin e publikut në punën e tyre”, shkruan ‘Politico.eu’.

Rama ka folur edhe për kriminalitetin shqiptar në Europë dhe refuzuar të pranojë stereotipin e “shqiptarit kriminel”, duke dhënë shembujt e stereotipit se bullgarët duan të vrasin Papën apo se me rumunët Europa zbuloi prostitucionin.

Rama për ‘Politico.eu’: Serbia nuk do anëtarësohet në BE përpara Shqipërisë

Diplomatët shqiptarë konfirmojnë emrat e 3 shteteve që mund të bllokojnë hapjen e negociatave

Të fundit