Flash News

KRYESORE

Rama: Mbështetje për ta shtuar potencialin turistik, Lini do transformohet

Rama: Mbështetje për ta shtuar potencialin turistik, Lini do

Kreu i qeverisë Edi Rama premtoi mbështetje për ta bërë fshatin e Linit edhe më tërheqës për turistët, e gjithashtu ndihmë për banorët për të përmirësuar infrastrukturën.

Kreu i qeverisë u ndal në Pogradec në kuadër të projektit '100 fshatrat'.

"Faleminderit për mikpritjen. Punën për Linin e kemi filluar prej disa kohësh është dashur të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i zonës dhe potencialeve për të identifikuar ndërhyrjet që duhen bërë që të mund të kombinojmë forcat dhe të arrijmë rezultate. Shumë kush mund të pyesë se si ka mundësi që vijnë gjithë këta njerëz këtu. Arsyeja pse e bëjmë është që të promovojmë këtë model me shembuj konkretë se si mund të funksionojë për një familje të zakonshme bashkëpunimi me qeverinë me një buxhet modest ku mungojnë mjetet financiare.”, tha Rama.

Ai shtoi se qeveria ka një fond të konsiderueshëm nga BE për bujtinat.

“Duke marrë shembull nga këto raste të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre. Faktikisht një aset i fjetur siç është shtëpia si në rastin ku përdoret vetëm për t'u strehuar kthehet në burim të ardhurash. Nëse ky fshat kthehet në resort turistik ku çdo pronar shtëpie merr fitimin do fillojnë të rriten edhe çmimet ekzistuese. Ne do bëjmë disa ndërhyrje për ta kthyer këtë fshat në një model të suksesshëm transformimi në këto vite që nis mandati i ri me kryetarin e ri të bashkisë. Unë besoj që këtu kemi një aleat shumë të madh që është natyra e mrekullueshme dhe trashëgimia e pasur dhe na duhet të bashkojmë forcat. Nga një drejtim ju për të bërë më shumë bujtina dhe nga ana tjetër ne me mbështetjen financiare", tha i kreu i qeverisë në bujtinën e Naum Bicit, një nga shtëpitë e shumta të kthyera në bujtina në një fshat që po kthehet në qendër tërheqëse për turizmin falë edhe programit “100 fshatrat”.

Të fundit