Flash News

KRYESORE

Rama mbledh drejtuesit e PS në qarqe, pritet t'iu japë porosi për zgjedhjet e 25 prillit

Rama mbledh drejtuesit e PS në qarqe, pritet t'iu japë porosi

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje me drejtuesit e Partisë  Socialiste në qarqe.Takimi do të zhvillohet në selinë qëndrore të Partisë Socialiste në orën 15:30.

Në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku kryesocialisti Edi Rama pritet t'iu japë porosi të tijëve.

Javën e kaluar, kreu i socialistëve Edi Rama caktoi disa drejtues të rinj politik në disa qarqe të vendit.

Rama caktoi veten e tij si drejtues politik të qarkut të Durrësit, duke e hequr nga këtë post Vangjush Dakon. Vendin e lënë bosh nga Valdrin Pjetri në Shkodër, Rama vendosi t’ja besojë Ilir Beqajt, duke e hequr këtë të fundit nga drejtimi i Kukësit.

Në vendin e lënë bosh nga Beqaj në Kukës, Rama caktoi Safet Gjicin. Në Lezhë, Rama vendosi të rikthejë si drejtuese në këtë qark, Lindita Nikollën, duke hequr nga kjo detyrë, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Edi Rama është shprehur i bindur se do të fitojë mandatin e tretë qeverisë, por gjithsesi këtë do ta vërtetoj rezultati i zgjedhjev të 25 prillit.

Të gjithë drejtuesit e PS-së në 12 qarqet e vendit: 

  • Shkodër – Ilir Beqaj
  • Lezhë – Lindita Nikolla
  • Tiranë – Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Ervini Bushati
  • Durrës – përkohësisht Edi Rama
  • Kukës – Safet Gjici
  • Dibër – Olta Xhaçka
  • Elbasan – Taulant Balla
  • Korçë – Niko Peleshi
  • Fier – Gramoz Ruçi
  • Berat – Blendi Klosi
  • Vlorë – Damian Gjiknuri
  • Gjirokastër – Bledi Çuçi

Të fundit