Flash News

KRYESORE

Rama mbledh Komitetin e Emergjencave: Kur të dalë dielli do vazhdojmë me planin e dytë

Rama mbledh Komitetin e Emergjencave: Kur të dalë dielli do

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile. Teksa foli për situatën aktuale, Rama u shpreh se kur të dalë dielli dhe situata të jetë përmirësuar, do vazhdojnë me planin e dytë. Rama falenderoi forcat speciale për mbështetjen e dhënë dhe punën e palodhur të tyre. 

“Jemi në një situatë ku më e keqja ka kaluar por në çdo moment mund të ndodhi një e keqe që mund të ishte vërtetë e rëndë nëse do të humbisnim jetë njerëzish, për shkak të humbjes së këtij niveli të lartë kordinimi dhe angazhimi. Të vazhdojmë punën dhe të jemi pranë forcave në terren për t’i mbështetur pasi kanë bërë maksimumin pasi lodhja dhe stresi bëjnë të vetën.

Është e domosdoshte të kemi një pamje të qartë të zbatimit të masave që kanë të bëjnë me ndihmën ushqimore dhe ndihmën në ujë të pishëm, kudoqoftë ku është e nevojshme. Fjalët e tepërta janë fukarallëk. Duke ju falenderuar për angazhimin tuaj dhe administrimin me seriozitet të situatës, ju uroj vazhdim me të njëjtin ritëm deri në sekontën e fundit kur të dali dielli dhe do duhet të vazhdojmë zbatimin e masave të planit të fazës së dytë që e kemi të gjithë përpara nesh, para se të fillonte e gjitha kjo”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Të fundit