Flash News

KRYESORE

Rama mbledh kryebashkiakët: Mos më kërkoni vetëm rrugë

Rama mbledh kryebashkiakët: Mos më kërkoni vetëm rrugë

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm kryetarët e 61 bashkive në vend ku në fokus të takimit ishte projekti ‘100 fshatrat’.

Rama tha se është për të ardhur keq që gjithë diskutimi i kryebashkiakëve kur vjen puna te fshati është vetëm për rrugët. Kreu i qeverisë tha se ka shumë elementë ët cilat duhet të shkojnë paralelisht teksa shtoi se ka raste që pavarësisht se rrugët nuk janë në nivelin e duhur investimet në agroturizëm sjellin sukses.

“Numri i projekteve që kemi marrë ka qenë 10 herë më i vogël se numri i bashkive që kemi. Kjo është e pakuptueshme, e pajustifikueshme, kjo tregon sa larg akoma janë bashkitë e reja nga vëmendja që duhet të kenë ndaj pjesës së fshatit.

Është për të ardhur keq që gjithë diskutimi i kryetarëve të bashkive kur vjen puna tek fshati është rrugë, rrugë, rrugë. Padiskutim që rrugët janë të domosdoshme por edhe mundësia për të investuar në rrugët rurale është e kufizuar, mund të investohet aq sa mund të investohet ndërkohë që ka shumë elementë të tjerë që duhet të shkojnë paralelisht dhe ka shumë raste konkrete që pavarësisht se rrugët mund ët mos jenë në nivelin e duhur investimet në agroturizëm sjellin sukses”, u shpreh Rama.

Të fundit