Flash News

KRYESORE

Rama mbledh kryebashkiakët në Elbasan, porosi për zgjedhjet e 2021

Rama mbledh kryebashkiakët në Elbasan, porosi për zgjedhjet e

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore, ndërsa pas takimit dy ditë më parë me përfaqësues të grupit parlamentar sot ka mbledhur në Elbasan 61 kryebashkiakët socialistë të Shqipërisë.

Mësohet se, tematikë e bisedimeve mes socialistëve do të jetë nisja e sezonit të ri politik dhe objektivat për zgjedhjet parlamentare, që pritet të zhvillohen në vitin 2021. Rama pritet t’ju jap porositë kryebashkiakëve socialistë për të siguruar votat e mjaftueshme për një mandat të tretë qëverisës të PS-së.

Ndërkohë, pas këtij takimi, kryeministri Rama pritet të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, por që nuk dihet ende data.

Kujtojmë se, në mbledhjen e grupit socialist, Rama caktoi dhe drejtuesit politikë nëpër qarqe, ku mes të tjerash pikasi emri i tij në Durrës, por edhe Ilir Beqaj në Shkodër apo ndarja e Tiranës mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit.

Të fundit