Flash News

KRYESORE

Rama mbledh Kryesinë e PS-së, porosi të prera anëtarëve

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste ku u ka dhënë disa porosi të prera. Rama mësohet t’u ketë thënë anëtarëve se duhet të punohet me zgjedhjet në parti, pasi ka kaluar afati.

“Të bëhen zgjedhjet për kryetar partie. Duhet të punohet me bazën”, është shprehur kryeministri Rama. Mësohet se të pranishëm ishin edhe sekretarët organizativë. Burime nga mbledhja sqarojnë për “BalkanWeb” se në takim u diskutua edhe për vendimet e Asamblesë kombëtare të partisë. Në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për çështjet organizative të partisë.

Ky takim vjen pas vetëm tre ditë pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së ku rama paraqiti punën e bërë gjatë 100 ditëve qeverisje, si dhe objektivat për në vijim. 

Të fundit