Flash News

KRYESORE

Rama mbledh sot Kryesinë e PS, FRESSH pika e “nxehtë” e axhendës

Rama mbledh sot Kryesinë e PS, FRESSH pika e “nxehtë” e

Kryetari i Partisë Socialiste do të mbledhë sot kryesinë e partisë, gjatë së cilës do të bëhet një analizë e funksionimit të partisë gjatë këtij viti.

Edhe pse nuk është komunikuar një axhendë e mbledhjes së sotme, mësohet se në qendër të saj do të jenë vendimet e marra në Asamblenë Kombëtare të mbledhur në shtator, ku u morën vendime me afate të përcaktuara për riorganizimin e Partisë Socialiste.

Por mësohet se një pikë e nxehtë e mbledhjes së sotme të kryesisë socialiste do të jetë dhe funksionimi i dobët i forumit eurosocialist FRESSH në funksion të protestës së studentëve, të cilët protestuan për 17 ditë para Ministrisë së Arsimit, Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Burime nga Partia Socialiste thanë dje se FRESSH-i nuk ka bërë asnjë sqarim apo diskutim brenda fakulteteve për ligjin e arsimit të lartë, tarifave të kërkuara nga rektorët dhe dekanët për t’u paguar menjëherë dhe përcjelljen e shqetësimeve të studentëve pranë strukturave drejtuese të PS-së dhe Ministrisë së Arsimit.

Por analiza e PS-së në kryesi do të përfshijë dhe riorganizimin e partisë, sipas kalendarit të miratuar në asamblenë e muajit shtator. Asambleja kishte vendosur ngritjen e shtabeve elektorale në qarqe dhe emërimin e koordinatorëve elektoralë. Koordinatorë elektoralë, dixhitalë, të emigracionit të FRESH-it dhe Forumit të Gruas Socialiste duhet të jenë ngritur në të gjitha bashkitë dhe qarqet e vendit.

Gazeta Panorama

Të fundit