Flash News

KRYESORE

Rama mbledh strukturën antikanabis: Duhet të jemi të pamëshirshëm

Rama mbledh strukturën antikanabis: Duhet të jemi të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturën e ngritur për të luftuar fenomenin e kanabisit në Shqipëri, që ka shpërthyer si kurrë më parë këto vitet e fundit.

Rama kërkoi nga drejtuesit e policisë që të jenë të pamëshirshëm ndaj atyre efektivëve që tregojnë neglizhencë në luftën kundër kanabisit, ndërsa kërkoi fshirjen e kësaj njolle që qëndron mbi Shqipërinë.

“Drejtuesit e policisë duhet të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo neglizhencë të efektivë në terren. Të fshijmë përfundimisht njollën që i ka mbetur Shqipërisë nga ky fenomen. Kjo është betejë që zhvillohet çdo orë dhe në çdo cep të Shqipërisë”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri kërkoi që viti 2017-të shndërrohet në vitin e fundit të këtij fenomeni në vendin tonë.

Të fundit