Flash News

KRYESORE

Rama mbledh udhëheqësit, Tahiri i përgjigjet me socialistët e thjeshtë: Do ringrihemi!

Edhe Saimir Tahiri ka uruar socialistët me rastin e 27-vjetorit të Partisë Socialiste. Urimin e tij Tahiri e ka përcjellë në rrjetin social Facebook, teksa shkruan ndër të tjerash se “momente të vështira ka gjithmonë, jeta ma solli ta kuptoj shumë mirë këtë. Ka plot të tjerë që kanë pare e shohin keq e më keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi!”.

Këtë postim të tij, ish-ministri i Brendshëm e shoqëron me një foto ku shfaqet me një qytetar të thjeshtë, me shumë gjasë socialist. Duket se kjo foto, është një karshëillëk ndaj Edi Ramës i cili mbrëmjen e sotme ka mbledhur deputetët dhe drejtuesit kryesor të PS-së në një prej lokaleve në Durrës për të festuar 27-vjetorin e Partisë Socialiste.

Postimi i plotë

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!

Të fundit